MENU
klinika

“Nuk e refuzoj një dorë të shtrirë“

Çollaku konfirmon bashkimin me Berishën

25.06.2024 - 10:35

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka rikonfirmuar edhe njëherë vendimin e tij për t’u bashkuar me Sali Berishën, pasi gjykata e Apelit i dha këtij të fundit logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se nuk mund ta refuzojë një dorë të shtrirë për paqe e bashkim, teksa shton se ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar.

“Unë si deputet i PD, rreshtuar në pozicione të kundërta me ish Rithemelimin këto tre vite, nuk jam i gatshëm ta refuzoj një dorë të shtrire për paqe e bashkim, të paktën pa e provuar sinqeritetin e saj.

Por çështja e bashkimit te PD, nuk është çështje e bashkimit të një apo disa deputetëve.

Çështja e bashkimit te PD është një sfidë që duhet, nëse mundet të bëjë bashkë dy realitete të tëra njerëzore, të ndara brenda PD.

Këto nuk janë masa amorfe njerëzish, por një strukturë e tërë njerëzore e organizuar, nga të dy palët.

Ideja e një Fraksioni të strukturuar brenda PD, edhe pse për herë të pare si eksperiencë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, mund të jetë një opsion që duhet eksploruar seriozisht”, shkruan mes të tjerash Çollaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ironia e Bashës për numrin delegatëve në “Air Albania”

Prapaskenat e përplasjes dhe emrat që ikën