MENU
klinika

Nga lindja tek emri i bebit

U bë nënë për herë të dytë, Olta Gixhari rrëfen detaje të reja për djalin

25.06.2024 - 12:53

Aktorja Olta Gixhari disa javë më parë është bërë nënë për herë të dytë, dhe i vogli i saj është djalë.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory, ku ka folur për djalin e saj emrin e të cilit akoma nuk e ka bërë të ditur akoma.

E teksa fansat kuriozë emrin e bebit, aktorja tha se së shpejti do ta ndajë me ndjekësit emrin e veçantë që i ka vendosur të birit.

“Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse unë bëj lindje natyrale. I dyti sinjalin e parë ma dha sapo hyri data 13, në orën 2 të natës më dha sinjalin e parë. Më pëlqeu shumë si datë sepse këtu është festa e Shën Antonios që është një shenjtor dhe në Shqipëri gjithashtu është mbarimi i pelegrinazhit të kishës së Shën Ndojit, datë shenjtorësh le të themi. Dhimbjet e lindjes më nisën diku tek ora 10 paradite dhe në orën 01:05 lindi. Emrin do ta tregoj shumë shpejt, por unë jam pak supersticioze, kështu kam unë një gjë në kokë. Sapo të kalojë pak, sigurisht që do ta tregoj dhe ju kur ta dëgjoni do të thoni ‘për këtë pritëm kaq gjatë ne?’”- ka shkruar ajo.

“Sa ditë qëndrove në spital pas lindjes?”- e pyeti një ndër fansat, ndërsa olta iu përgjigj: “Të nesërmen në 5-6 pasdite dola, sa ra pak vapa.”

Përsa i përket mendimeve të vjetra që fëmijën nuk duhet ta nxjerrësh jashtë pa kaluar 40 ditë që ka ardhur në jetë, Olta tha se nuk beson fare në këto gjëra, duke i këshillluar ndjekësit që të dalin dhe të kënqen me fëmijët e tyre në 40 ditët e para të ardhjes së tyre në jetë.

“Jo nuk besoj fare. Dilni kënaquni se ka shumë rëndësi të jeni të lumtura sidomos në ato 40 ditë.”– tha aktorja.

“A është xheloz djali i madh dhe si po e menaxhon“- e pyeti ndjekësi.

Olta tregoi se deri më tani Amari kujdeset shumë për të vëllain, duke shtuar se gjatë këtyre 9 muajve ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bërë një punë shumë të madhe në këshillimin e djalit të tyre.

“Amari deri tani është shumë protektiv ndaj të vëllait! Unë kam bërë një punë shumë të madhe gjatë këtyre 9 muajve me të dhe më e rëndësishmja ne si prindër përpiqemi që Amarit mos t’i ndryshojë asgjë nga rutina e vet!”– iu përgjigj Olta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain