MENU
klinika

Dalin të dhënat e Censit

INSTAT: Shqipëria ka mbi 2,4 milionë banorë

28.06.2024 - 11:50

Publikohen sot të dhënat e Censit, projekt ky për regjistrimin e popullsisë. Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, konkretisht 755 mijë familje, me madhësi 3.2 anëtarë. e thënë ndryshe, rreth 410 mijë banorë se në viitn 2011.

Kështu bëri me dije drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara.”, tha ajo.