Dje, për arsye sigurie, MPB-ja e Serbisë ndaloi manifestimin “Mirëdita, dobar dan”, e cila promovon bashkëpunimin kulturor ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe u pasua me protesta të organizatave ekstremiste dhe partive të djathta. Sipas njoftimit për shtyp të zëvendëskryeministrit Ivica Daçiç, ministria e lëshoi ndalimin “për shkak të rrezikut të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një zonë më të madhe.” Daçiç ka thënë se në hapësirën e paraparë për ngjarjen nuk do të lejohen tubime të tjera, duke theksuar se për ndalimin janë njoftuar edhe organizatorët e tubimit. Festivali praktikisht as zyrtarisht nuk ka nisur, sepse hapja ishte planifikuar për në mbrëmjen e 27 qershorit në zonën e Dorcol Platz, qendra e ngjarjeve kulturore alternative në kryeqytetin serb. Disa orë para hapjes, grupe të krahut të djathtë filluan të mblidhen para Dorcol Platz dhe në rrugët fqinje, duke valëvitur flamujt serbë dhe duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe emrin e të dënuarit për kriminel lufte Ratko Mlladiç. U dëgjuan këngë nacionaliste dhe mesazhe nënçmuese kundër shqiptarëve të Kosovës, raportuan nga terreni gazetarët e mediave të Beogradit, të cilët theksuan se në këtë zonë ka vetëm pak policë të trafikut, sepse rruga ku ndodhet Dorcol Platz është mbyllur ndërkohë. Kundër mbajtjes së këtij aktiviteti ishin edhe partitë e djathta parlamentare, me vlerësimin se festivali nuk promovon bashkëpunimin kulturor mes dy popujve, që është axhenda zyrtare e aktivitetit, por “bashkëpunimin mes dy shteteve”, të cilin thonë se “veprimtaria politike organizatorëve është antikushtetuese”.