MENU
klinika

Jo, dorëheqjes së Koçiut

“Onkologjiku”, Rama: Vepruan si grabitës bankash me jetën e pacientëve

01.07.2024 - 12:34

Kryeministri Edi Rama ka dënuar skandalin në Spitalin Onkologjik ku abuzohej me trajtimin dhe ilaçet e pacientëve me kancer duke i adresuar ata tek privati për t’i zhvatur para nga disa mjekë. Në një mbledhje me drejtuesit e departamenteve të QSUT-së, Rama tha se ky është një krim ndaj jetës njerëzore dhe jo thjeshtë korrupsion për të marrë para kundrejt shërbimit.

Sipas tij disa këto mjekë fyen rëndë profesionin e tyre njerëzor duke bërë pazar me gjakun e pacientëve njësoj si të ishin “grabitës me maska të bankave”.

“Një moment shumë i errët që krijoi për të gjithë komunitetin e buzave të bardha dalja në dritë e veprimtarisë kriminale të disa individëve mes jush. Këtu ku jemi sot mungonte thuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mundonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Sot nuk mungon thuajse asgjë nga ajo që nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi këtu janë në lartësinë e profesionit që nis me betimin e Hipokratit. Të mos jetë në lartësinë e detyrës në shumë profesione të tjetra është një problem shumë më vogël, po te ju është në hall shumë I madh për njeriut, kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij. Të kesh marrë licencën për ushtrimin e këtij profesioni dhe ta përdorsh njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim kundër të gjithë njerëzimit. Në kohën që në këtë dekade të fundit qeveria ka përbë për shëndetësinë fatkeqësisht nuk mund të thuash dot se radhët e profesionistëve të shëndetësisë janë pastruar nga radhët e zullumqarëve, nuk është liruar nga rrjeta e merimangave të korrupsionit si ajo te Onkologjiku ishte edhe më shumë se ajo korrupsionit të marrjes vetëm të parave kundrejt shërbimit, ishte krim kundër jetës dhe njerëzimit”, tha Rama.

Duke e konsideruar më se të drejtë të gjithë indinjatën e popullit në media dhe rrjetet sociale lidhur me skandalin te Spitali Onkologji, kryeministri tha se Ministrja e Shëndetësisë nuk ka pse të jap dorëheqjen, ndërsa shtoi se “pushkatimet imagjinare dhe dorëheqjet imagjinare” për Koçiun fryhen nga “pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike”.

Ai ka përgëzuar edhe drejtësinë për punë e bërë, ndërsa kërkoi nga gjykatësit që të mos “mbyllin sytë” para ryshfetit.

“Pavarësisht se nuk jetojmë në kohën e pushkatimeve dhe është krejt normale që në këtë dhimbje krejt njerëzore të viktimave të atij abuzimi monstruoz, në atë lojën e përditshme me nervat e njerëzve mund të na ngrenë në kulme të reja deri në atë krimin e kobaltit, ajo është kriminale, krime më vete, të mbështetur përditë edhe nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Ajo që më takon mua dhe të gjithëve sipas përgjegjësisë dhe që kanë një rol institucion për të luajtur në mbarëvajtjen e punës në ecurinë e shërbimit shëndetësor është adresimi sistematik i problematikave hap pas hapi dhe jo reagimi emocional me dorëheqjen irracionale dhe pushkatim imagjinar. Drejtësia e bëri punën e tij dhe kjo është e mira e vetme e asaj të keqe tronditëse që doli në pah që gjë i përgëzoj prokurorët dhe u bëj thirrje gjykatësve që të mos hanë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenga përgjithmonë. Ne duhet dhe do të vazhdojmë punën tonë jo vetëm me masat”, tha Rama

Lidhur me autonominë spitalore ku do të vlerësojë mjekët sipas performacës së tyre, Rama tha se do të vijë një grup menaxherësh të huaj që do të asistojnë në QSUT për ta kthyer atë në një qendër shëndetësore me autonomi spitalore.

“Ndryshimet e propozuara, historia e shefave të spitaleve dhe departamenteve që i shërbejnë edhe sistemit publik dhe kanë në pronë dhe janë edhe në sistemin privat është një histori që e dimë nga vjen, vjen nga vetë historia e kalimit nga një sistem shëndetësor i centralizuar në një sistem shëndetësor ku hyri në mes kapitalizmi. Nga mungesa e çdo kapaciteti dhe çdo baze për të ndërtuar një sistem autonomie spitalore që i garanton profesionistëve që të mund të shpërblehen përtej tavaneve të pagave në bazë të performancës së tyre. Do angazhojmë grup të menaxherëve të huaj për të asistuar nga afër drejtuesit e QSUT dhe drejtuesve të tjerë që të garantojnë sa më mirë edhe hapjen së shpejti të kapitullit të autonomisë spitalore që kjo qendër do të duhet ta ketë dhe që kësaj qendre duhet të jap të gjithë fleksibilitetin sipas meritës dhe jo thjeshtë me tavanet e njëjta. Veprimtari kriminale e atij grupi keqbërësish nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë të palëkundur për të shndërruar shëndetësinë nga ngrehina ku ishte në një sistem shërbimesh funksionale. Kjo që ndodh na bën më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma, por nëse ka në shembull kuptim plotë të gjithë kësaj përpjekje është transformimi i QSUT-së në dekadën e fundit”, tha Rama.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin