MENU
klinika

Ditët e fundit, të një gjeniu...

Flet Bujar Hudhri: Iku një thesar, i panteonit të letërsisë botërore!

01.07.2024 - 14:56

        Botues i gjigantit të letrave shqipe, i cili, ndërroi jetë ditën e sotme, – Bujar Hudhri, rrëfeu në një intervistë për “Top Channel”, mbi gjendjen shëndetësore të shkrimtarit, para se të ndahej nga jeta.

Bujar Hudhri: Nuk e kisha menduar një lajm të tillë, kam menduar që një shkrimtar i madh si Kadare nuk i përket kësaj bote, por një planeti paralel të letërsisë.

Më trishton që Kadare, më thoshte se shtëpia botuese, është shtëpia e dytë e shkrimtarit dhe më shumë se kurrë, i ndjej këto fjalë. Unë e kam ndier gjithmonë këtë raport timin, jam botuesi i tij.

A iku me ndonjë merak, Kadare? Çfarë bisedonit?

Hudhri: Mendoj se ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij, kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet, “Onufri” nxori veprën e tij të plotë, që koincidonte 70 vjet, me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit, në Prishtinë. Ishte një atmosferë ku Kadare, u ndje shumë mirë.

Si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Hudhri: Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura, në kafene, duke biseduar dhe takuar njerëz.

A jeni kontaktuar nga personalitete të huaja?

Hurdhi: Kadare është pjesë e thesarit botëror, mori çmimet më të larta, vlerësimi më i madh është që është në panteonin e letërsisë botërore. Një shkrimtar, nuk ka lindje dhe vdekje, nuk ka një kufi kohor.

Kush do të kujdeset, për homazhet?

Hurdhi: Homazhet janë marrë përsipër, nga Kryeministri.