MENU
klinika

Si reaguan liderat e Evropës

Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen, triumfoi në zgjedhje

01.07.2024 - 19:34

Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të drejtuar nga Marine Le Pen ka arritur të fitojë kundër kundërshtarit të saj Macron, në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë.

Por, lidhur me këtë fitore të arritur nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë në raundin e parë kanë reaguar shumë politikanë.

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar se suksesi i RN mbrëmë tregoi një kthesë të rrezikshme dhe bëri akuza për “influencën ruse” në “shumë parti të së djathtës radikale në Evropë.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock tha se një parti që e sheh Evropën si problem dhe jo si zgjidhje është shumë përpara.

Nga ana tjetër, lideri holandez i ekstremit të djathtë Geert Ëilders ishte i gëzuar, pasi postoi një emoji me zemër në rrjetet sociale.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni së fundmi ka thënë se përpjekja e vazhdueshme për të demonizuar votuesit e ekstremit të djathtë nuk po funksiononte më.

RN dhe aleatët e saj fituan raundin e së dielës me 33% të votave, e ndjekur nga një bllok i krahut të majtë me 28% dhe shumë përpara aleancës së gjerë të centristëve të Presidentit Emmanuel Macron, i cili shënoi vetëm 22%, treguan rezultatet zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN