MENU
klinika

Video

Përplasja e 3 grupeve kriminale që i dha fund lirisë së Taulant Beqirajt

05.01.2019 - 16:27

Dy grupe kriminale me 3 makina u përplasën me armë zjarri me njër-tjetrin në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi më 27 shkurt të vitit të shkuar pranë Kishës Ortodokse, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur 3 persona.

Në makinën tip ‘Fiat’ kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ‘Benz’.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë nga ku duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri.

Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj kanë deklaruar se fillimisht ka qenë mjeti tip ‘Benz’ që i ka prerë rrugën ‘Fiatit’ ku po udhëtonin te Kisha Ortodoske.

Drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’ ka bërë indietro duke tentuar që të largohet, por më pas ka ardhur fuoristrada ku ka qenë Gazmend Canaj dhe dy personat e tjerë.

Taulant Beqiraj i përfshirë në atentat konsiderohet dhe si “Problematiku i Vlorës”, i cili ka qenë shpesheherë në vëmendjen e drejtësisë, dhe historia e tij me gjykatat është e hershme por ka arritur t’i shpëtojë burgut.

Më poshtë gjeni edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga momenti i përplasjes me armë të tre grupeve të cilat anë siguruar nga ReportTv.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier