03.07.2024 - 11:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të kryer homazhe në nderim të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Kurti shihet i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar të Kosovës dhe nga disa deputetë. Para tij ka kryer homazhe edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjithashtu pritet të vijë edhe presidentja, Vjosa Osmani.