04.07.2024 - 11:19
Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë surprizuar mëngjesin e kësaj të enjte kryeministrin Edi Rama për 60-vjetorin e tij të lindjes.
I gjithë kabineti dhe deputetët kanë shkuar në ambientet e kryeministrisë, ku i kanë bërë një festë surprizë Ramës.
Ligjvënësit dhe ministrat janë parë duke dalë nga godina qeveritare pas festës së organizuar herët në mëngjes.
Edi Rama feston këtë 4 korrik 60-vjetorin e lindjes.