MENU
klinika

Ishulli i yjeve

Rrëmben Sazanin, Ivanka Trump flet për herë të parë…

04.07.2024 - 15:23

Projekti ambicioz i vajzës dhe dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit merr sërish vëmendjen e mediave amerikane. Gjatë një interviste në podcasting e Lex Friedman, Ivanka Tramp ishte entuziaste për Eko-resorti luksoz në ishullin e Sazanit që po e zhvillon së bashku me bashkëshortin Jared Kushner.

Bëhet fjalë për disa vila që sipas projektit do të jenë gjysmë të futura në tokë, me pamje spektakolare nga bregu i Sazanit dhe ballkon panoramik. Ajo tregoi se po bashkohet talenti arkitekturor dhe market me prestigjioze botërore për investimin në Shqipëri prej 1 miliardë dollarësh.

“Tani për tani unë jam duke punuar me burrin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe kemi kontraktuar arkitektët dhe markat më të mira botërore.”

Gjatë intervistës, Ivanka Trump tha se ky projekt drejtohet nga marka ultra luksoze ‘Aman’ dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme. Ky grup ka vetëm 7 restorante ekskluzive në të gjithë botën nga amerika në Hong Kong.

“Aman do të operojë hotelin me vila për ne. Do të kemi menynë e famshme dhe luksoze Carbone për ushqimin dhe pijet që do ofrohen aty. Por është e mahnitshme të bashkosh të gjithë këtë talent. Vizatimet konceptuale duken shumë moderne, por do t’i bëjmë të jenë në harmoni për sa i përket kontekstit të bimësisë dhe terrenit që ekziston.”

Ivanka Tramp tha se natyrisht që shumë vizitorë duan pamjen, të shikojnë atë det të mrekullueshëm blu, por do ta bëjmë këtë në një mënyrë që nuk duhet të jetë e përgjithshme dhe nuk duhet të jetë një mundësi e humbur për të provuar diçka të re.

Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks dhe anëtarë të familjeve të ndryshme mbretërore janë adhurues të Brendit Aman, i cili ka mbi 30 prona në 20 vende të Botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim"

Resortet e Kushner në Sazan? Rama: Projekti ende në fazën e shqyrtimit!