MENU
klinika

Detaje

Edhe pse i martuar, Justin vijon “telenovelën” me Selena-n

05.01.2019 - 17:41

Edhe pse Justin Bieber kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me Hailey Baldwin, sërish këngëtari nuk harron Selena Gomez, ish-të dashurën e tij, e cila është fokusuar tek mirëqenia e saj fizike dhe mendore që kur doli nga qendra e rehabilitimit.

Dhe një vendim që ka marrë për t’u përmirësuar është shmangia e të gjitha kontakteve me ish-të dashurin Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të.

Selena nuk ndihet mirë me veten e saj, por po mundohet të bëjë më të mirë,”-tha një mik i saj. “Të gjithë janë krenarë për atë që ajo ka arritur vetëm në disa muaj.”

Për dy javët e fundit, këngëtarja është parë në publik duke bërë shëtitje në Canyonin Runyon të L.A. Ajo ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e miqve të saj.

LOS ANGELES, CA – AUGUST 28: Singer Justin Bieber (L) and actress/singer Selena Gomez arrive at the 2011 MTV Video Music Awards at Nokia Theatre L.A. LIVE on August 28, 2011 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images)

Më 3 janar, raportohet se Justin u pa në zonë me shpresën për të takuar Selenën.

“Justin po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj. Natyrisht, familja e Gomez i kërkoj atij të qëndrojë larg dhe se nuk dëshiron të ketë të bëjë asgjë me të tani,”- shtoi burimi.

“Ai bëri zgjedhjen e tij kur u martua me Hailey. Në këtë pikë, Selena thjesht dëshiron që ai ta lërë atë vetëm. Ajo nuk mund të vazhdojë me jetën nëse Justin vazhdon të jetë ende pjesë e saj.”