MENU
klinika

“Unë nuk u rrita në një familje me shumë para”

Bebe Rexha refuzon të blej çantën e shtrenjtë: Ishte 17 mijë euro!

05.07.2024 - 13:57

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, teksa ka vizituar disa nga dyqanet e kryeqytetit britanik, ajo ka parë një çantë dore shumë të bukur të një marke të famshme.

Me një postim që ajo ka bërë në InstaStory ajo u ka treguar fansave se nuk e bleu atë ngaqë iu duk shumë e shtrenjtë.“E lash atë. Ishte rreth 17 mijë euro. Thjesht e ndjej që mund t’ia jap këto para familjes time ose t’i investoj ato. Derisa dikush do ta blejë për mua”, shkruan këngëtarja në InstaStory.

“Ndoshta kjo më ndodh sepse unë nuk u rrita në një familje me shumë para. Kështu unë ndjej sikur kam punuar shumë për të pasur atë që kam. Dhe unë nuk mund ta mbështjell kokën time rreth kësaj edhe pse mund ta përballoj financiarisht”, -përfundon ajo.

Rikujtojmë që Bebe Rexha është një këngëtare me famë botërore e cila ka të ardhura mjaft të mira por përseri ajo zgjedh të mos shpenzojë një shumë aq të madhe parash vetëm për një çantë.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin