Si pasojë e një konflikti, i cili nisi me debat dhe më pas përfundoi në konfrontim fizik dhe përdorimin e thikës, ka mbetur i vrarë 23-vjeçai Xhimi Bakaj.
Shkak për vrasjen e të riut, sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe bashkeshortes, me të cilën ka dy fëmijë.
Gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.
Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.
I riu pasi u godit me thikë u transportua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.