MENU
klinika

Nuk do të ekstradohet në Hagë

Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë

09.07.2024 - 15:35

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e shpall i paligjshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të ekstradohet apo jo në Hagë?

Gjykata e Lartë vendos për fatin e Dritan Goxhajt