MENU
klinika

Rrëzon pushimin e çështjes

GJKKO detyron SPAK të hetojë guvernatorin Gent Sejko

10.07.2024 - 18:37

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar SPAK duke i kthyer edhe njëherë për hetim Prokurorise së Posaçme kallëzimin e bërë nga Tedi Malaveci, kreu i Dhomës së Përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të cilin e kishte kallëzuar për “shpërdorim detyre”, lidhur me mikrokreditë.

Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK.

Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme për plotësim hetimesh.

Vendimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 11.06.2024, Nr. Regj.Them 90, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Kërkohet pushimi i çështjes penale nr.1360/2022 të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” së parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 75/a; 128, 128/a, pika 1, shkronja “b”, 131/2, 332/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95 datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionin e institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar”, me vendimin Nr. 90, datë 10.07.2024, vendosi:
Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të aktit “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr.1360, të vitit 2022 të Prokurorit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që ka si objekt hetimin e vepës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Kthimin e akteve të procedimit penal nr.1360/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Veprimet hetimore të urdhëruara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi duhet të kryhen brenda 3 (tre) muajve.
Caktimin e seancës gjyqësore paraprake datë 16.10.2024, ditë e mërkurë, ora 10:00.
Urdhërohet sekretaria e gjykatës t’i njoftojë vendimin Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar brenda afatit ligjor.

Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!