MENU
klinika

Spanjë- Angli

Kush mendoni se do të rrëmbejë kupën e Euro 2024?

11.07.2024 - 13:58

E gjithë bota do t’i ketë sytë të përqendruar këtë të dielë në finale e shumëpritur të Kampionit Europian 2024, ku përballë njëra tjetrës në fushën e blertë do të përballet Spanja dhe Anglia.

Kjo ndeshje që është e programuar më 14 korrik në orën 21:00 në “Olimpiastadion” të Berlinit, do jetë e 28-ta në histori, me peshoren që anon nga ana e Anglisë. 13 ndeshje kanë fituar “Tre Luanët”, kundrejt 10-të të Spanjës. Ndërkohë katër ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim. Në pesë ndeshjet e fundit, dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një barazim.

Anglia dhe Spanja kanë një histori të gjatë përballjesh, me shumë ndeshje të rëndësishme në kompeticione ndërkombëtare. E fundit ndeshje e madhe midis këtyre dy ekipeve ishte në UEFA Nations League, ku Anglia fitoi 3-2 në vitin 2018.

Përballë janë trajnerët Luis de la Fuente dhe Gareth Southgate, me spanjollin që e ka finalen e parë, ndërsa anglezi të dytën radhazi, teksa tre vite më parë u mposht në Uembley nga Italia në finalen e Euro 2020 (zhvilluar në vitin 2021 prej masave të pandemisë Covid-19).

Spanja e ka fituar tre herë trofeun e Europianit, në vitet 1964, 2008 dhe 2012. Nga ana tjetër Anglia nuk ka asnjë trofe në këtë event. UEFA ende nuk e ka përcaktuar arbitrin e finales, teksa me gjasë do jetë polaku Szymon Marciniak.