13.07.2024 - 12:34
Artistja nga Kosova, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, biznesmeni nga Kosova Kreshnik Gjergji po përgatiten për ceremoninë ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ka qenë ky i fundit i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video ku shkruan përmes një ftese “Jeni të ftuar”.
Zeqiri dhe Kreshnik kohët e fundit janë përfolur se po presin të bëhen prindër për herë të parë. Madje pak kohë më parë ka qenë partneri i artistes i cili trazoi rrjetin me një foto të të dyve dhe emoji “shtatzënë”, por ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë Dafina. Dyshja po shijojnë në publik romancën e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Viti i ardhshëm do të nisë me dasma!
Një dasmë të vogël me pak të ftuar? Reagon partneri i Dafinës
Një dasmë së shpejti?