MENU
klinika

“Liqeni im” çel programin

Qendra e Artit Agimi nis maratonën 45-ditore me filmat shqiptarë

14.07.2024 - 09:50

Qendra e artit agimi çel zyrtarisht programin “45 Days of Albanian Cinema”, një udhëtim kinematografik që do të sjellë për të gjithë artdashësit filmat shqiptarë të dekadës së fundit.

Filmi i parë që çel programin “45 Days of Albanian Cinema” është filmi “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani. “Liqeni im” është një film i cili flet për historinë e një djali adoleshent, Kristo në një fshat pranë liqenit të Prespës, i cili jeton me gjyshërit. Prindërit e tij kanë ikur në emigracion për të siguruar të ardhura për të dhe gjyshërit. Kristo dinte shumë rreth Prespës, prandaj u bë dhe zgjedhja e trafikantëve të drogës për të transportuar atë nëpërmjet liqenit.

Nga data 15 korrik deri më 30 gusht, do të keni mundësi të përfshiheni në botën e kinemasë shqiptare në një maraton 45-ditore me filmat të cilët shfaqin kulturën dhe histori shqiptare.

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!