MENU
klinika

Kërkoi leje për betimin në Parlamentin Europian

Drejtoria e Burgjeve lë të lirë Belerin

14.07.2024 - 13:17

Drejtoria e Burgjeve miraton lejen per Alfred Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Europian.

Mësohet se Beleri do të udhetojë i vetëm, i pashoqëruar nga efektivë të burgjeve.

Vetem pak ditë më parë, Athina i kërkoi zyrtarisht leje Tiranës që Fredi Beleri të shkonte në Strasburg për të marrë pjesë në seancën hapëse të parlamentit të ri europian.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjeseshme për kreun e kesaj bashkie në 4 gusht.