MENU
klinika

Analiza

Si do të ndikojë atentati ndaj Trump në fushatën zgjedhore në SHBA

14.07.2024 - 17:47

Në një vend tashmë në një moment kritik, përpjekja për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump ka zemëruar mbështetësit e tij, ka ndërprerë fushatën demokrate dhe ka shtuar frikën për dhunë të mëtejshme politike përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Ndërsa Trump përdor një gjuhë të ashpër, këshilltarët dhe aleatët e ish-presidentit po ndryshojnë skenarin e rivalit të tij demokrat, Presidentit Joe Biden, duke thënë se ishte demonizimi i kandidatit republikan për president që çoi në atentatin ndaj tij.

“Retorika se presidenti Donald Trump është një fashist autoritar, i cili duhet të ndalet me çdo kusht, çoi në atentatin e tij”, tha senatori amerikan JD Vance nga Ohio.

Biden u përpoq të qetësonte situatën me shpejtësi, duke e denoncuar sulmin si dhunë politike të papranueshme. Ndonëse motivet e autorit janë ende duke u hetuar, disa elemente të tyre janë bërë publike.

Ai është 20-vjeçari Thomas Mattheë Crooks nga Pensilvania dhe një republikan. Brenda disa orësh pas të shtënave, fushata e Trump dërgoi një mesazh duke u kërkuar votuesve kontribute për fushatën.

Miliarderët Elon Musk dhe Bill Ackman ishin ndër të parët që mbështeten Trump. SHBA po përballet me rritjen më të madhe të dhunës politike që nga vitet 1970. Nga 14 sulmet vdekjeprurëse politike që nga ngjarjet e Kapitol Hill të 6 janarit 2021, 13 ishin sulmues të krahut të djathtë. Njëri ishte i majtë.

Pavarësisht se është një ish-president, Trump ka bërë fushatë si një i huaj, duke u ankuar se ai ka qenë prej kohësh në shënjestër të “shtetit federal dhe administratës Biden për ta penguar atë të rimarrë pushtetin.

Ai ka përdorur në mënyrë tipike retorikë të dhunshme, degraduese dhe madje apokaliptike ndërkohë që e bën këtë, duke thënë se emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara po “helmojnë gjakun e vendit”.

Brad Bannon, një strateg demokrat, tha nga të shtënat mund të përfitojë politikisht Trump, sepse ushqehet me narrativën e fushatës së tij.

“Tentativa për vrasje rrit simpatinë për Trump”, tha ai.

Trump ka përfituar në disa sondazhe nga performanca katastrofike e Biden gjatë debatit muajin e kaluar, por të tjera tregojnë se gara është e barabartë.

Shumë votues tashmë janë të tjetërsuar nga Biden dhe Trump.

Kaosi që rrethon kandidatët mund të kontribuojë që votuesit të ndjejnë se problemet e kombit nuk mund të zgjidhen dhe se ndarja midis partive nuk mund të kapërcehet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen