MENU
klinika

Rusia kërcënon Europën

“BE po shpërbëhet, jeni në shënjestër!”

15.07.2024 - 09:30

Rusia nuk ndal kërcënimet ndaj Europës pas vendimeve të marra në samitin e NATO-s në Uashington.

Kremlini thotë se kryeqytetet europiane mund të shndërrohen në objektiva bombardimi pasi ushtria e Putinit ka mjaftueshëm fuqi për t’iu kundërpërgjigjur vendosjes së raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në kontinentin e vjetër.

Pikërisht për lëvizjen e armëve të SHBA-ve në Gjermani deri në vitin 2026, Sekretari i Mbrojtjes, Llojd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Belusov.

Në të njëjtën kohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmon se ka ende hapësirë për të gjetur pika bashkëpunimi mes Moskës dhe Uashingtonit.

“Europa po kalon një periudhë të vështirë dhe “po shpërbëhet”, tha zëdhënësi i Putinit.

“Prandaj, historia është e destinuar të përsëritet në një mënyrë ose në një tjetër”, shtoi ai në një intervistë për mediat në Moskë, duke përmendur paralelisht rënien e Bashkimit Sovjetik në fund të përballjes së mëparshme me Perëndimin.

Ndërkohë, lufta në tokën e Ukrainës nuk ka ndalur. Shpërthime janë dëgjuar në rajonin Dnipro. Gjithashtu, Rusia ka sulmuar edhe në Kharkiv, duke plagosur mbi 25 persona, mes të cilëve dhe fëmijë.

Lufta e vazhdueshme, por edhe pretendimet apo parakushtet e Kievit për vendosjen e paqes, po konsiderohen pengesë për misionin hungarez. Kryeministri Viktor Orban njoftoi se në samitin e NATO-s i ka thënë jo anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë.

Madje, ka kundërshtuar në sytë e Presidentit Zelenski edhe ndihmat ushtarake për Kievin. Përgjigja e disa prej vendeve anëtare në ato momente ishte duke rikujtuar se historia e vetë Hungarisë është dëshmi pse Ukraina e ka vendin në NATO.

Nga debati me Joe Biden te dy atentatet e dështuara ndaj Donald Trump

Momentet kyçe të një fushate zgjedhore të paprecedentë

Pse plani mund të bëjë “revolucion” në Evropë

Suedia ofron 30 mijë euro për emigrantët që largohen nga vendi

Dëshmia: Vëllait tim iu premtua punë në administratë…

Si mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë?