MENU
klinika

“Jam i pafajshëm”

Beleri provokon nga Athina: Himara ka nënën Greqi që e mbron!

15.07.2024 - 12:48

Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë. Duke folur për mediat në Greqi, ai ka deklaruar se “tashme edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për himariotët, duke u shprehur se “ata kanë nënën Greqi”.

Përballjen e tij me drejtësinë në Shqipëri, Fredi Beleri e shikon si gjyq të padrejtë, duke theksuar se aventura e tij po merr fund, ndërsa siguron se do vazhdojë luftën për liri.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenare që shkoj të marr detyrën si eurodeputete për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë.

Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë.

Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes” , tha konkretisht Fredi Beleri në deklaratat e tij të para nga Greqia.

“Himariotë-ve duhet t’u them se nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, herët a vonë do të shfajësohen”, tha duke iu referuar minoritet grek në Shqipëri.