MENU
klinika

Liderët europianë që pritet të takojë

Vuçiç në kërkim të aleatëve të rinj pas “krisjes” me Putinin

16.07.2024 - 15:31

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç theksoi dje se java në vazhdim është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se ai po udhëton për në Londër këtë javë. “Për herë të parë do të kem një takim dypalësh me kryeministrin e ri holandez dhe presidentin francez. Pres takime më të rëndësishme këtë javë, por nuk mund t’ju konfirmoj ende. Pres që më së voni për dhjetë ditë të fillojë prodhimi në Kragujevc, që është një lajm i mirë për çdo qytetar. Ne po përgatitemi për komunitetin politik evropian. Shumë lajme të mëdha dhe të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Në lidhje me reagimet nga Sarajeva, Vuçiç tha se e gjitha ishte “fushata e pritur, gjithçka për të cilën fola, përshkrova dhe shkrova”. “Ju mund ta shihni të vërtetën e çdo pretendimi dy orë pas konferencës sime. Kjo nuk do të ndryshojë. Nuk e kam problem të jem rrufepritës për të gjitha llojet e goditjeve në vendin tonë. Meqë ra fjala, Serbia nuk është përfshirë në asnjë vendim për gjenocidin në Srebrenicë. Ne nuk duam të shkojmë në luftë. Nuk do të kërkoj justifikime për një gjë normale. Ata që janë në luftë do ta akuzonin Serbinë, e cila nuk dëshiron të hyjë në luftë”, tha Vuçiç. Ndaj, në mes të gjithë këtyre konflikteve, Vuçiç mesa duket po kërkon aleatë të rinj.

Kujtojmë se para pak javësh, media serbe “Nova.rs” raportoi për një krisje në marrëdhënien midis Beogradit dhe Moskës, të cilën e shpjegon me takimin e tensionuar në kryeqytetin serb midis Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zv/ministrit e Jashtëm të Rusisë, Aleksandër Grushko. Ata shkruan edhe se ndryshe nga raporti që Vuçiç ka me Sergej Lavrov, me të cilin ka arritur të shkëmbejë telefonata, Presidenti serb duket se ka humbur besimin e kreut të Kremlinit Vladimir Putin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vuçiç e telefoni tre herë, Putin nuk iu përgjigj”

Krisje mes Moskës dhe Beogradit? Çfarë shkruajnë media serbe


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë