MENU
klinika

Çështjet kryesore që pritet të diskutohen

Kryeministri takim me kryebashkiakët

17.07.2024 - 10:05

Kryeministri Edi Rama mbledh paraditen e kësaj të mërkure në kryeministri kryetarët e bashkive të vendit. Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00. Sipas burimeve, në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave, legalizimet dhe çështja tjetër që do marrë vëmendje do të jetë ajo e sezonit turistik. Takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD. Pjesë e takimit pritet të jenë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët edhe hërën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.