Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha mbrëmjen e djeshme se në një bisedë telefonike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është rënë dakord që deri në fund të vitit në Beograd të mbahet një “samit i qeverive” të dy vendeve. “Një bisedë e shkëlqyer me Djordje Melonin për rrethanat gjeopolitike, situatën në rajon, bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën evropiane të Serbisë. Kemi rënë dakord që me këtë rast të mbajmë një samit të dy qeverive tona në Beograd deri në fund të vitit”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Ai shtoi se Serbia e vlerëson shumë bashkëpunimin me Italinë, si një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik dhe falënderoi Italinë për mbështetjen që ofron në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian (BE). Kryeministrja e Italisë theksoi interesin e vendit të saj për ruajtjen e paqes në rajon, si dhe u propozuan aktivitete në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Vuçiq. “Falënderova Giorgia Melonin për miqësinë dhe investimet italiane në Serbi dhe ramë dakord që biseda të vazhdojë të enjten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Londër”, shtoi Vuçiç.
Sakaq, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë nesër në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Pallatin Blenheim (vendlindja e W. Churchill) afër Londrës dhe që do të jetë mbledhja më e madhe e liderëve evropianë në vitet e fundit. Gjatë samitit, presidenti Vuçiç do të takohet me zyrtarë të shumtë, pjesëmarrës të samitit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të presë në Samit rreth 45 liderë nga vendet e BE-së, kandidatët për anëtarësim dhe vendet e tjera në kufi.