MENU
klinika

Fatos Çoçoli

Analiza: Një hidrocentral me rreze dielli?

17.07.2024 - 14:56

Pak ditë më parë, qeveria jonë shpalli kompanitë e huaja fituese të ankandit më të madh të energjisë diellore që kemi zhvilluar deri sot, ankandit hibrid me kapacitet 300 megavat-ore.

Ky kapacitet është më i madh se prodhimi vjetor i hidrocentralit të Vaut të Dejës prej 250 MW-orë. Është si të kemi një hidrocentral të ri të ndërtuar në vend, por ama me rreze dielli!

E mira e ankandeve të energjisë diellore dhe të erës

Një garë e përmbyllur me sukses të plotë, ku kompanitë e shpallura fituese së bashku arrijnë një kapacitet në total prej afro 284 megavat-ore, me një çmim mesatar shumë të favorshëm për shtetin tonë, prej 51.8 euro për megavat, kur sot çmimi në bursën hungareze të energjisë është mbi 103 euro për megavat.

Tabela 1:

Çmimet e siguruara për energjinë diellore dhe të erës
·Parku Fotovoltaik i Karavastasë 140 MW 24.89 euro/MW-orë
·Parku Fotovoltaik i Spitallës 100 MW jo më shumë se 55 euro/MW-orë
·Parku Fotovoltaik hibrid 283.93 MW, 51.8 euro/MW-orë
· Parku Eolik Hibrid 222.5 MW jo më shumë se 59.97 euro/MW-or

Të dyja ankandet hibride, si ai për energjinë e erës në korrik 2023, edhe ky i 10 korrikut 2024 për fotovoltaikët, kanë qenë procese të hapura, me pjesëmarrjen e shumë prej kompanive të njohura ndërkombëtare.

Tashmë vendi ynë është vlerësuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë si një histori suksesi në zhvillimin e ankandeve të hapura, për ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, duke u marrë shembull.

Tabela 2:

Çmimi mesatar i blerjes së energjisë diellore në rajon (viti 2023)
·Shqipëria 24.89 euro/MW-orë
·Mali i Zi 57.94 euro/MW-orë
·Maqedonia e Veriut 48.62 euro/MW-orë
·Greqia 67.88 euro/MW-orë

Transparenca dhe korrektësia e ndjekur gjatë ankandeve, bëri që të sigurojmë një pjesëmarrje domethënëse të kompanive të mëdha prestigjioze ndërkombëtare në fushën e prodhimit të energjive të gjelbra.

Pse u bindën ndërkombëtarët dhe kompanitë e huaja
Kur Shqipëria nisi procesin e ankandeve fotovoltaike pesë vite më parë, pati shumë rezerva nga kompanitë ndërkombëtare, pasi perceptimi për vendin tonë si i paaftë për të zhvilluar gara të pastra dhe korrekte qëndronte kokëfortë.

Me ankandet ndërkombëtare të realizuara, sot Shqipëria merret si një rast studimor për mirë. Sesi një vend shkon me bindje nga investimi hidrologjik me hidrocentrale, në investimin për energjinë diellore dhe atë të erës. Për këtë, na ndihmuan dy shembuj të mirë.

Parku fotovoltaik i Karavastasë me prodhim vjetor 140 megavatorë, ku Republika e Shqipërisë përfiton gjysmën e prodhimit me një çmim shumë të leverdisshëm, si dhe parku fotovoltaik i Spitallës.

Çmimi i arritur me Parkun e Karavastasë është gati rekord, si çmim i ulët në të gjithë Evropën, me vetëm 24.89 euro për megavat. Parku i Karavastasë ka nisur prodhimin që nga muaji shkurt 2024, ndërkohë që parku i Spitallës është në ndërtim e sipër.

Një tjetër histori e mire ka qene ankandi i kapaciteteve të reja eolike(prodhim nga era), nga i cili përfituam si shtet rreth 222.5 megavat-orë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një strategji të qartë që synon që kapacitetet prodhuese nga rrezet diellore të arrijnë 1 gigavat-orë, nëpërmjet procedurave të pastra, transparente dhe konkurruese.

Pse ankande hibride?
Ankandi hibrid fotovoltaik i 10 korrikut 2024 ishte më i madhi i zhvilluar në vend. Shteti ynë nuk angazhon në të asnjë aset shtetëror, ndaj dhe quhet hibrid. Nëse në dy ankandet e mëparshme, pra atij të Karavastasë dhe të Spitallës, shteti ka vendosur tokën në dispozicion të prodhimi të energjisë nga këto ankande, në këtë rast kemi një ankand hibrid, ku toka është siguruar nga subjektet private të interesuara.

Shteti ynë është vetëm blerësi i energjisë të prodhuar nga këto parqe me rreze diellore, me një çmim shumë të mirë. E njëjta qasje hibride u përdor në ankandin e madh eolik të vitit 2023, i cili u mbyll me sukses korrikun e kaluar.

Në atë ankand u përcaktua vetëm zona me erëra të forta për zhvillimin e projektit, por shteti ynë nuk vuri në dispozicion tokë. Toka do të gjendet nga fituesit privatë të ankandit, pasi të bëjnë studimet e tyre rreth një vit, sikurse e kërkon energjia eolike.

Çdo fitues, brenda një viti sjell projektin me tokën që e ka gjetur vetë. Shteti ynë ofroi për fituesin një kontratë shitblerje të energjisë elektrike për një periudhë 15 vjeçare, me një çmim të pandryshuar, të garantuar për qytetarët përfitues. Kjo, pasi në çdo rast, çmimi nuk mund të jetë më i lartë se tavani i vendosur prej 59.97 euro për megavat-orë.

Në ankandin e 10 korrikut 2024 për energjinë diellore, paraqitën ofertat 14 kompani të huaja, nga të cilat u kualifikuan 9 prej tyre. Ekspertët e BERZH dhe të Programit SECO të qeverisë zvicerane dhanë ekspertizën e tyre të vyer, në vlerësimin e garuesve.
Sot mund të themi që instalimi i kapaciteteve të reja prodhuese nga burimet e gjelbra si dielli dhe era, ka pasur zhvillime të rëndësishme në vendin tonë, të cilat mund të kthehen në pikë referimi edhe për zhvillimet e ardhshme.

Tani kemi arritur një nivel tjetër, i cili kërkon këtë miks të energjisë, që përveç hidrocentraleve, Kaskadës së Drinit apo të tjera hidrocentraleve të vogla, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në rrjetin energjetik shqiptar, të kemi dhe një prodhim të konsiderue.