MENU
klinika

"Gjithë të mirat..ish gruaja jote!”

Princesha e Dubait i kërkon divorcin bashkëshortit në Instagram

18.07.2024 - 09:20

Shaikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e udhëheqësit të Dubait ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum.

Përmes një postimi në Instagram, princesha e Dubait i kërkoi publikisht divorcin. Njoftimi i saj, vjen pas më shumë se dy muajsh kur dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë.


“I dashur bashkëshort. Meqenëse je i zënë me persona të tjerë, unë po deklaroj divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Gjithë të mirat. Ish-gruaja jote”, shkroi princesha e Dubait përmes një postimi në Instagram.

Lajmi ka bërë bujë në mediat sociale, ku shumë persona vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre.

Disa spekuluan se dyshja kishin bllokuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë pyesnin veten nëse llogaria e saj ishte hakeruar.