MENU
klinika

Rama ndan lajmin

Shqipëria do të presë Samitin e Komitetit Politik Europian

19.07.2024 - 09:54

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se vitin tjetër Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të Komitetit Politik Europian, që këtë herë u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë teksa ndau pamjet nga Samiti i këtij viti, thotë se është fakt tashmë që Shqipëria ka pozicionin e ri në arenën ndërkombëtare.

Deri dje-thotë kreu i qeverisë- nuk shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike.

Postimi i Rames

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.