MENU
klinika

Thirrje Biden të tërhiqet nga gara presidenciale

Protesta para Shtëpisë së Bardhë: Joe, kalo pishtarin!

21.07.2024 - 09:00

Një protestë paqësore ka nisur në SHBA pranë Shtëpisë së Bardhë, me synimin për të bindur presidentin Joe Biden të japë dorëheqjen nga gara presidenciale.

Biden për pak ditë do të rinisë fushatën e tij elektorale, pasi për disa ditë u izolua në shtëpinë e tij për shkak të infektimit me Covid-19.

Organizata “Pass the Torch” thotë se liderët politikë si ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, janë ndër ata që mbështesin privatisht lëvizjen e tyre.

Siç shihet edhe në pankartat dhe emri i lëvizjes së tyre “Joe, kalo pishtarin”, qytetarët kërkojnë që ai të tërhiqet.

Dje, grupi nxori një reklamë televizive në një nga shfaqjet e preferuara të Joe Biden, në përpjekje për ta bindur atë të përfundojë fushatën e tij presidenciale.

Biden po përballet me kërkesa të shumta nga të gjithë demokratët që po kërkojnë që ai të largohet nga gara.

Por, nga ana tjetër vetë presidenti është shprehur qartë që nuk do të tërhiqet nga gara përballë Trump.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Michael Gerson “Washington Post”

Rreziqet e rikthimit të Donald Trump në krye të SHBA