MENU
klinika

Rubin Kazani merr vendimin

A është grumbulluar Mirlind Daku për ndeshjen e parë të kampionatit

21.07.2024 - 22:02

Skuadra e Rubin Kazan është nisur ditën e sotme drejt Nizhny Novgorodit të Rusisë, ku do të zhvillojë të hënën duelin ndaj Pari NN, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit rus.

Në një video të publikuar nga vetë klubi rus, shihet se në udhëtim është përfshirë edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.

Daku ka udhëtuar me skuadrën dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Kujtojmë që Rubin Kazan kishte paralajmëruar një dënim për Dakun, shkaku i gjesteve “patriotike” në Euro 2024. Por ai incident tashmë duket se i përket të shkuarës dhe gjerat tashmë janë sheshuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga më të mirët në futbollin shqiptar!

Ilir Daja? Jo! Kukësi gati të zyrtarizojë trajnerin e njohur!