Sot mbaron afati që kanë partitë politike për të paraqitur kërkesë për regjistrim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.
Deri tani janë 7 subjekte që kanë shprehur interes, ku nga forcat kryesore rezulton vetëm Partia Socialiste.
Partia Demokratike dhe subjektet e tjera kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar dokumentet e kandidimit pranë KQZ.
Regjistrimi partive i paraprin regjistrimit të kandidateve ku deri më tani fushatën e ka nisur Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria si kandidat i opozitës së bashkuar.
Partitë e regjistruara deri tani:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
2. Partia e Lirisë (PL)
3. Partia republikane (PR)
4. Partia Demokristiane (PDK)
5. Partia Balli Kombëtar (PBK)
6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
7. Fryma Re Demokratike (FRD)