Aktorja dhe regjisorja e njohur Suela Bako, e ftuar së fundmi në Top Albania Radio ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin, aktorin e njohur Romir Zalla.
Moderatorja: “Si ndikon marrëdhënia personale pra kur partnerin e ke në shtëpi por mund të jeni edhe në nje rol, mund të jeni në një skenë? Si është kjo marrëdhënia juaj brenda shtëpisë dhe asaj kur je në punë? I ngatërroni ndonjëherë?”
” Ne sapo bëm bashkë 21-vite martesë, përpara këtyre 21 viteve ne kemi qënë disa vitë të tjera sëbashku, kështuqë mua më duket sikur Romiri është njeriu i parë dhe i fundit në botë, çdo eksperiencë e kam ndarë me të”– u përgjigj Suela.
Ndër të tjera ajo shtoi se të dy ata përballen me të njetat probleme dhe është pikërisht mbështetja që i kanë dhënë njëri tjetrit ajo që i ka mbajtur për kaq shumë vite bashkë.
“Unë e kam mbështetur atë si në momente gëzimi apo momente të trishta, në gjëndje të mirë ekonomike ose jo, edhe në momente suksesi edhe në momente dështimi, kemi qënë me të vërtetë shumë mbështetës”.
E pyetur për çelsin e suksesit të marrëdhënies se tyre si koleg dhe bashkëshortor aktorja u shpreh se secili prej nesh është vlerësuesi më objektiv dhe realist i tjetrit dhe ky është çelsi i suksesit.
Kujtojmë që nga kjo martesë 21-vjeçare e Sueles dhe Romirit kanë ardhur në jetë dy fëmijë që çifti i poston shpesh në rrjetet sociale.