MENU
klinika

Rusia do rend të ri botëror

Lavrov sulmon Perëndimin për Kosovën, përmend OKB

24.07.2024 - 10:03

Rusia përpiqet sërish që ta përdorë rastin e Kosovës për të sulmuar Perëndimin dhe justifikuar veprimet e saj pushtuese kundër Ukrainës.

Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, pretendon se karta e të drejtave e Organizatës së Kombeve të Bashkuara po përdoret vetëm në mënyrë të njëanshme, duke bërë kështu një krahasim mes pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë.

“Perëndimi zgjedh si nga një menu. Në një rast, parimin e mbrojtjes së sovranitetit, siç bëri duke refuzuar të njohë një referendum absolutisht transparent në Krime dhe në një rast tjetër udhëhiqet me parimin e të drejtës së kombeve për vetëvendosje sikur ishte kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë pa asnjë referendum dhe Perëndimi tha se kjo është e drejta e popujve, e shkruar në Kartën e OKB-së”, tha Lavrov.

Pavarësisht se pranon që OKB mbetet e vetmja platformë për ndërveprim universal mes vendeve dhe se parimet e përcaktuara në kartën e saj janë më të rëndësishme se kurrë, Lavrov përsëriti thirrjen për krijimin e një rendi të ri botëror.

“Tani po shfaqen konturet e një rendi të ri botëror shumëpolar. Njerëzit duan që të respektohet e drejta e tyre për të vendosur për fatin e tyre, ata kërkojnë alternative të reja ndaj Perëndimit, mënyra për të zgjidhur probleme të ndryshme dhe mundësinë për të krijuar një sistem që do t’i shërbente ekonomisë botërore pa u varur nga diktatet e atyre që aktualisht po emetojnë monedha rezervë”, deklaroi Lavrov.

Lavrov nënvizoi se Rusia po sheh një formim të shpejtë, sipas standardeve historike, të një arkitekture ndërkombëtare të bazuar në disa qendra pushteti.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje