MENU
klinika

“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

24.07.2024 - 18:41

Sot në orën 18:00 do të mbahet protestë tek ish-rrethrrotullimi i Thumanës.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet se kjo protestë do të mbahet për shkak të përjashtimit të zonës nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar, për shkak se të gjithë bizneset në rrethin Krujë janë në prag falimenti.

“Kruja si qytet historik është lënë e aneksuar nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe numri i turistëve në këtë qytet është tkurrur”, shkruhet në njoftim.