MENU
klinika

Bajerni i ul rrogën Kimishit

PSG bën gati ofertën e majme për mesfushorin

25.07.2024 - 18:57

E ardhmja e Joshua Kimish në Mynih është një çështje që po diskutohet prej javësh. Thuhet se kontrata e tij, e cila skadon në vitin 2025, ka pas gjasa të vazhdojë. Por “BILD” raporton skenarin që Joshua mund t’i rezervohet rinovim me Bajernin, me kushtin e uljes së pagës.

Nëse bavarezëve u vjen oferta e duhur për lojtarin, i cili ka marrë profilin e mbrojtësit të djathtë te Bajerni dhe përfaqësuesja gjermane, atëherë bordi është i gatshëm të diskutojë me palët e interesuara.

PAGA – Kimish përfiton 20 mln bruto në vit, përfshi edhe bonuset, ndërsa plani i Bajernit konsiston me ulje 25-50% të pagës, reduktim i ndjeshëm. Por ana monetare nuk është problemi i vetëm në Mynih.

ROLI – “BILD” raporton se trajneri Visent Kompani pritet t’i besojë në krahun e djathtë të prapavijës të rikthyerit nga periudha e huazimit, Josip Stanisiç. Ky i fundit dhuroi paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Leverkusenit në etapën e shkuar. Në krahun e majtë Sasha Boei pritet të jetë titullar, duke e bindur belgun në fazën përgatitore.

Por pyetja e madhe ka të bëjë me detyrën e Kimish. Joshua do të jetë në balotazh me Pavloviç dhe Goreckën për rolin e startuesit, pasi Palhinja nuk preket. Ende nga mediat gjermane nuk ka një skenar të qartë se si do rreshtohet Bajerni në edicionin e ardhshëm dhe cilët lojtarë do të jenë në formacionin titullar. Vetë Kimish preferon profilin e “6”.

INTERESIMI – Mançester Siti e ka shprehur para disa muajsh dëshirën për të nënshkruar me gjermanin. Pep Guardiola i beson ende aftësive të mbrojtësit dhe mund ta integrojë në ekipin e parë pa asnjë problem, madje edhe përkrahë Kevin De Bryjne. Gjithsesi, raportimet e fundit nga “L’Equipe” theksojnë se Parisi po e mendon seriozisht t’ia prishë mendjen Bajernit, duke i propozuar ofertë të majme.

Fakti që bavarezët kanë disa opsione përpara mbrojtjes si Pavloviç apo Gorecka, të bën të kuptosh se zhvendosja e Kimish është problem i zgjidhur. Po sipas mediumit francez, Parisi mund të ofrojë mbi 60 mln euro. Liverpuli është një tjetër klub që e ka hedhur kandidaturën për të “grabitur” lojtarin me numër “6” të Bajernit.