MENU
klinika

Pakti PS-PD për kodin Zgjedhor

Minxhozi: Ligji elektoral përmbush orekset e dy partive të mëdha

26.07.2024 - 18:29

Një zgjidhje e minutës së fundit të detyruar nga Gjykata Kushtetuese e cilëson analisti Skënder Minxhozi, dakordësinë PS-PD për ligjin elektoral.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ky ligj elektoral përmbush orekset e dy partive të mëdha.

Sipas Minxhozit, kjo e bën të vështirë garën për forcat e reja politike.

“Ligji i ri elektoral, nuk është reformë elektorale. Mund të quhet zgjidhje e minutës së fundit e detyruar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo menaxhim i plotë i problemeve të çështjes së zgjedhjeve në vend. Ky ligj elektoral pëmbush orekset e dy partive të mëdha, janë kujdesur, e para të fitojë zgjedhjet e 2025, dhe Berisha të mbajë në kontroll partinë. Nuk kuptohet se pse Berisha ka pranuar të humbë. PD nuk do duhet t’i mjaftonte kjo zgjidhje. Që të vazhdojë të rrijë edhe një mandat të katërt në opozitë. Partitë e mëdha e kanë bërë të pamundur daljen e forcave të reja politike. Kjo është bërë e pamundur me pragjet shifrore, do ua bëjnë të pamundur partive të reja për të futur qoftë një deputet. Kjo dakordësi e re politike, na tregon edhe një herë, që partitë e mëdha janë kthyer në skema pushteti të kryetarëve. Sundon një frymë e tillë, ku në Kuvendin e ardhshëm, 100 mandate do jenë të paracaktuar, zgjedhjet do të mbahen për të caktuar 40 mandate. Kjo është një skemë e qartë. Sot, pasi miratohet ky lijg dhe pasi Berisha ka marrë simbolet e PD, Shqipëria do ishte gati të votonte që në vjeshtë, nëse Kongresi i Ramës do vendoste diçka të tillë.

Nëse është votuar për 3 veta në 2021, tani do votohet për 40 deputetë, thotë Gjiknuri. Nuk mendoj se kjo është demokraci e hapur. Do isha për ligjin 100+40, që ishte deri në vitin 2025. Ky, ndër shumë sisteme, ofron garë, mundësi që votuesi të njohë kandidatët në zonën e tij. Ofron mundësinë që votuesit të marrin pjesë në procesin politik dhe elektoral. Partikokracia e vitit 2008 vijon të godasë vitin 2004. Vendi ynë ka nevoja për figura të reja, ide të reja”, theksoi ai.