MENU
klinika

Përlotet ministrja Xhaçka

Takimi i kapitenes me djalin pas kthimit nga misioni në Irak

06.01.2019 - 16:42

Një skenë që të prek zemrat. Ky vogëlush që shihni në videon e mëposhtme vrapon për të përqafuar nënën e tij, e cila sapo ka zbritur nga avioni ushtarak.

Gruaja me uniformë është kapitenia Ana Allani, e cila sapo është kthyer në atdhe nga misioni 6 mujor në Herat të Afganistanit.

Oficerja nuk i ka mbajtur dot lotët, kur ka përqafuar të djalin e saj 2-vjeçar. Pamjet prekëse dhe emocionuese janë publikuar në rrjetet sociale nga ministrja e Mbrojtës Olta Xhaçka. E prekur nga kjo skenë Xhaçka rrëfen se edhe ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.

Emocion dhe krenari! Personalisht nuk i mbajta dot lotët! Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas 6 muaj shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj 2 vjeçar”- shkruan Olta Xhaçka në facebook.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN