MENU
klinika

A do ketë ndryshime në qeveri?

Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, Presidenti Begaj shkon në zyrë në ditë pushimi

28.07.2024 - 11:17

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste mbledh Kongresin zgjedhor, ku në fokus do të jetë puna mes partisë dhe qeverisë.

Mbledhja zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mësojmë mesazhet që do të përcjellë kryeministri Edi Rama, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, apo do të bëhet publik emri që do të pasojë Lindita Nikollën në drejtimin e Parlamentit.

Në një kohë që PS zhvillon Kryesinë, në ambientet e Presidencës është para të shkojë kreu i Shtetit, Bajram Begaj, i cili mesa duket do ta ndjekë aktivitetin e Partisë Socialiste.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Presidentin Bajram Begaj të shkojë në zyrë këtë ditë të dielë. A do të jetë në pritje të firmosjes së ndonjë dekret? Kjo nuk dihet, por do të presim se çfarë do të ndodhë.

AXHENDA

Mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele. Në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” do të parqesin arritjet e deritanishme.

Në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion.

Pjesa e tretë do të fokusohet tek punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja për Parlamentin Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqëndrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.

Fjalimi kryesor do t’i përkasë kreut të PS, Edi Ramës, i cili në mëngjes publikoi dhe një foto të dekorit të Kongresit ku dhe do të mbahen fjalimet. Rama pritet të prezantojë edhe platformën për zgjedhjet e ardhshme, “deputeti qe duam”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN