MENU
klinika

Nga Mero Baze

Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin

28.07.2024 - 11:32

Ka një agresion të vërtet kundër Berishës në rrjetet sociale nga mijëra njerëz që e kanë mbështetur në marrëzinë e tij të fundit për të marrë PD nën kontroll, duke menduar atë si një betejë për demokraci.

Nga ana tjetër ka një përpjekje për të balancuar fajtorët pra Ramën me Berishën në këtë histori, duke ju kthyer referencave të marrëveshjes së vitit 2008.

E vërteta është se Marrëveshja e vitit 2008 funksionoi si një marrëveshje mes dy palëve që kishin objektiva të ndryshëm. Berisha kishte kuptuar se nuk e mbante dot më pushtetin nëse nuk prishte Kodin elektoral dhe të fuste aty hilen e koalicioneve të përbëra, pra të atij trenit të gjatë me 40 parti, votat e të cilave i llogariteshin PD si vota të saj.

Edi Rama nuk kishte përvojë elektorale, por kishte nevojë të disiplinonte partinë që trashëgoi nga Fatos Nano, e cila nuk është se i bindej aq lehtë.

Dhe të dy bashkë shkëmbyen hallet. Rama mori ligjin e listës proporcionale të renditur, pra të mbyllura, Berisha mori çelësin e fitores së tij më 2009 që ishin koalicionet e përbëra.

Pasi u panë rezultatet e këtij ligji, Edi Rama u zotua në opozitë se do ta prishte këtë ligj. Ndërsa Berisha për hir të së vërtetës e ka mbrojtur atë vazhdimisht.

Është e udhës të pranojmë që Berisha nuk çedoi kurrë publikisht duke mbrojtur ligjin e vitit 2008 dhe listat e mbyllura si një e drejt e partisë.
Edi Rama u zotua se do prishte ligjin e koalicioneve të përbëra dhe atë e arriti.

Në vitin 2017 e arriti falë çadrës dhe tejkalimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve, më 2021 e arriti si fitore përfundimtare përmes parlamentit që prodhoi vetë opozita duke djegur mandatet.

Pra në një farë mënyre, Rama i ka realizuar objektivat e veta. Nuk ka premtuar garë brenda partisë dhe as nevojën për zëra ndryshe. Ndryshe nga PD, PS nuk e kanë Ramën si problem, por si aset. PD e ka Berishën problem .

Derisa janë në pushtet ata nuk kanë problem me sistemin që u siguron fitoren. Problem e ka opozita, e cila të vetmen mënyrë për tu rritur ka lirinë për të zgjedhur më të mirët dhe jo detyrimin që të zgjedhë më i keqi i të gjithëve, gjithë të tjerët.

Kështu që nuk ka vend për paralelizma, se njëri e ka realizuar objektivin e vet, tjetri ka kthyer në objektiv të vet atë hall që Rama kishte më 2008.

Problemi i Berishës dhe agresioni ndaj tij, lind nga fakti se ai tradhtoi veten e tij në fushatën kundër Lulzim Bashës, pasi çedoi dhe tha se do t’i hapim listat dhe do besojmë tek vota e lirë si në parti ashtu dhe në zgjedhje.

Ndaj dhe demokratët janë tërbuar me të. Problemi i Berishës tani është se po mbron një ligj që tani e ka kundër partisë, por pro vetes dhe pro Ramës, dhe po e mbron vetëm se ai ligj i siguron kontroll të familjes në parti. Thjesht lista tani do bëhet tek zyrat e Shkëlzenit, meqë këto të Argitës janë sekuestruar.

Dhe ky është gjithë problemi.

Pastaj për të parë se sa demokraci ka në atë parti shikoni reagimet. Të gjithë ata që sulmojnë Berishën janë demokratë të thjeshtë që nuk kanë ndërmend të kandidojnë. Të gjithë ata që do kandidojnë dhe do përballen me këtë ligj, heshtin, se të gjithë shpresojnë se mund të kenë fat dhe t’i thërrasë Shkëlzeni në zyrë për ndonjë çmim më të mirë.

Dhe kjo tregon realisht se si funksionon PD si një parti e familjes. Pastaj kush janë të nënës e kush të njerkës, kuptohet ditën e listave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”