MENU
klinika

"Kush shpërndanë këtë tymnajë, ka frikë nga të dyja"

Komisioni antikorrupsion, Xhafaj: S’cenon reformën në drejtësi!

28.07.2024 - 12:38

“Komisioni antikorrupsion nuk cenon asgjë nga reforma në drejtësi”, kështu theksoi drejtuesi i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj. Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, Xhafaj i konsideroi “tymnaja” akuzat se ky komision do të shpërbëjë reformën në drejtësi, teksa tha se ata që mendojnë kështu “kanë frikë nga të dyja”.

Sipas Xhafajt, kjo reformë synon të adresojë tre sfida kyç: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Detyrimi ynë për forcimin e shtetit të së drejtës jo vetëm nuk ka mbaruar, por janë interaktive. Në frymën e reformës në drejtësi po vijojmë me një projekt madhor për sundimin e ligjit, antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Edhe ky projekt që ka marrë dakordësinë e plotë të aleatëve tanë strategjik, ka vetëm një qëllim: si ta mbështesim modernizmin e shtetit me një sërë hallkash që lidhen me mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit dhe si ta konsolidojmë edhe më tej sistemin e ri të drejtësisë. Vetëm në një muaj kohë kemi shtruar rrugën për një reformë tjetër të thellë që synon të adresojë tre sfida kyç: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit.

Kjo do realizohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent. Do angazhohen rreth 60 deri në 70 ekspertë të pavarur, vendas dhe ndërkombëtar me mbështetjen e mbi 100 ekspertëve të angazhuar nga institucionet e pavarura dhe në një proces konsultimi të gjerë. Reforma e re nuk cenon asgjë nga reforma në drejtësi dhe kush e shpërndanë këtë tymnajë është i frikësuar prej të dyjave. Nëse për reformën në drejtësi, institucionet e drejtësisë ishin objekt të reformimit, me reformën e re janë partnerë të këtij procesi reformimi, në respekt të plotë të ndarjes dhe balancës mes pushteteve”, u shpreh ai.