MENU
klinika

"Qëkur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna"

Rama kërkon ndjesë për disa deputetë: Shkojnë në bazë vetëm për foto

28.07.2024 - 13:44

Kryeministri Edi Rama ka leshuar kritika ndaj disa deputeteve gjate Kongresit te PS.

Ai tha se ka nga ata qe shkojne ne takime me bazen vetem per te bere foto.

“Detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë në vendin ku jeton komuniteti që i ka dhënë mandatin. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë tjetër veçse shembulli që dëgjon njerëzit dhe të zhvillojë dijet me problemet që duhet të merret, të zgjidhë halle të mëdha dhe të vogla. Të jesh deputet i kësaj partie, e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është borxh që nuk lahet dot kurrë.

Atyre që më pyesni shpesh ku e gjen këtë energji ua kthej me një buzëqeshje, por dua tu them nuk kam sesi rri dot asnjë orë rehat përderisa ata që ma kanë bërë këtë nder, ka shumë që nuk janë rehat në atë orë, kjo është çështje detyre. U kërkoj të gjithë atyre që deputet nuk janë por kanë investuar mundin tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.

Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qyshse kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN