MENU
klinika

Gaz Bardhi pas ndryshimeve në qeveri

“Edi Rama prej 26 vitesh në politikë, i njëjti!“

28.07.2024 - 19:13

Sa i përket ndryshimeve në qeverinë Rama 3, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili e cilëson kryeministrin si gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë.

‘Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:

të vërtetën e quan helm;

korrupsionin e quan reformë;

hajdutin e quan të suksesshëm;

kriminelin e quan deputet;

vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;

vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.’, shkruan Bardhi në Facebook.