29.07.2024 - 10:07
Krahas Kongresit ku u bënë publike projektet për të ardhmen dhe ndryshimet në qeveri, socialistët kanë votuar dje edhe për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Nga rezultatet figuron se më të votuarat janë vajzat dhe gratë, ku lista kryesohet nga Sonila Gegprifti dhe Joleza Koka. Tabela e mëposhtme i përket Asamblesë së Tiranës që ka edhe numrin më të madh të votave dhe dikton edhe rezultatin përfundimtar.
Risi e procesit të votimit sipas PS, është se mbi 90 % e kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste vijnë për herë të parë.