MENU
klinika

Në pikun e sezonit turistik

Saranda dhe Ksamili, pa ujë të pijshëm!

29.07.2024 - 14:40

Në qytetet bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit, mungesa e ujit të pijshëm ka krijuar një situatë të rënduar për banorët dhe turistët. Shumë familje dhe biznese janë detyruar të mbështeten në autobotet për furnizim me ujë.

Policia e Sarandës ka njoftuar se, për shkak të orarit dhe nevojës urgjente për furnizim me ujë, nuk do të vendosen gjoba për autobotet që furnizojnë qytetin gjatë ditës. Kjo masë është marrë për të siguruar që banorët dhe bizneset të kenë akses të vazhdueshëm në ujë, një element jetik sidomos gjatë sezonit të verës kur kërkesa është më e lartë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska, një një komunikim për mediat tha ky vendim është marrë për të lehtësuar situatën dhe për të mbështetur komunitetin gjatë këtyre momenteve të vështira.

Ndërkohë, autoritetet vendore ende nuk kanë reaguar për situatën në lidhje me masat për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me ujë për Sarandën dhe Ksamilin.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë