“Sunny Hill Festival” nisi ditën e enjte, në një lokacion të ri për këtë vit, në Bërnicë. Ky festival i madh dhe me tepër artistë të njohur zgjati plot 4 ditë, nga 25 korrik deri më 28 korrik.
Një prej themelueseve të tij, këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa, pak momente më herët, duke qenë se festivalit i erdhi fundi, ka bërë një reagim në rrjete sociale teksa ka dedikuar disa fjalë zemre për fansat fillimisht dhe më pas për artistët që kanë performuar e kështu me rradhë.
View this post on Instagram
Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ajo ka listuar gjithashtu disa nga momentet më të festivalit.
“Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës. Ju dua shumë”-shton ndër të tjera Dua.