MENU
klinika

“I ka rezistuar kohës”

Karamuço për ministrin Ervin Hoxha: Është investim i partnerëve

30.07.2024 - 10:14

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklarar se Ervin Hoxha, i propozuar nga Rama në postin e ministrit të Brendshëm, është një investim nga partnerët ndërkombëtarë siç është Gjermania. Më tej ai shtoi se Ervin Hoxha është një njeri që i ka rezistuar kohës dhe se do të vijë në detyrë me misionin për të luftuar korrupsionin.

“Ervin Hoxha që në moshën 13 vjeçare ka ikur nga shtëpia, ka bërë shkollën e mesme ushtarake në Turqi, më pas në Gjermani. Emri i tij është i vetmi i gdhendur si studenti më i mirë i huaj. Ky ka ardhur me misionin për të luftuar korrupsionin në rrënjë. Në i kemi parë ministrat që nuk dinë të punojnë kompjuter. Ka dy aftësi, nuk do gënjehet dot. Është investim i partnerëve tanë siç është Gjermania. Ka lidhje të jashtëzakonshme. Është njeri që i ka rezistuar kohës. Hetimi tatimor, IKMT, nuk e kanë ceduar këtë njeri, ky ka qenë një nga elementet që i kanë vajtur Ramës që Hoxha vlen si ministër”, tha Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN