MENU
klinika

Sasia që duhet të konsumoni brenda një dite

Kripa: A është e shëndetshme apo e pashëndetshme?

31.07.2024 - 09:10

Trupi juaj ka nevojë për kripë për të funksionuar siç duhet. Konsumimi i tepërt ose i pakët mund të çojë në probleme shëndetësore. Për të shmangur këtë, kontrolloni etiketat e ushqimeve për t’u siguruar që nuk po konsumoni shumë dhe hani një dietë të ekuilibruar.

Thuhet se marrja e tepërt e kripës shkakton presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës. Megjithatë, disa kërkime kanë vërejtur rezultate kontradiktore.

Disa prova tregojnë se ngrënia e pakët e kripës mund të jetë e dëmshme, mund të shkaktojë presion të ulët të gjakut, nivele të ulëta të natriumit dhe nivele të larta të yndyrës në gjak.

Ndërsa konsumimi i tepërt i kripës mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe mund të lidhet me kancerin e stomakut.

Por, çfarë sasie të kripës duhet ta konsumoni brenda një dite?

Sasia e rekomanduar është 6g në ditë, e cila është 2.4g sodium dhe kjo është rreth një lugë gjelle kripë.

Sasia të cilën fëmijët e konsumojnë duhet të jetë më e vogël, ku fëmijët prej 1 deri 3 vjet rekomandohet t’i konsumojnë 2g kripë në ditë (0.8g sodium), fëmijët prej 4 deri 6 vjet duhet t’i konsumojnë 3g (1.2g sodium), ata 7 deri 10 vjet duhet t’i konsumojnë 5g (2g sodium) dhe ata mbi 11 vjet lejohet ta konsumojnë sasinë e njëjtë sa të rriturit.

Vlen të ceket se bebet nuk duhet të konsumojnë kripë sepse veshkat e tyre nuk janë të zhvilluara sa për ta përpunuar atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë duhet të keni kujdes

A ka një lidhje mes kripës dhe stresit