MENU
klinika

Masë edhe për Talo Çelën

SPAK lëshoi 36 urdhër-arreste, mes të arrestuarve edhe gra

31.07.2024 - 12:38

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer operacion në disa qytete të vendit pasi janë firmosur 30 urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.Raportohet se operacioni është vazhdim i “Plumbit të artë”, pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin.

Sipas gazetares Glidona Daci është zbardhur masakra e Bradasheshit, vrasja e Klevis Kapllanit, vrasja e njërit prej vëllezërve Baho.

Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, masë sigurie “arrest shtëpie” është caktuar edhe ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor.

Kujtojmë se në vitin 2021, ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu u ndëshkua me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa për masën disiplinore ndaj magjistrates ishte bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje të etikës.

ILD gjatë hetimit administrativ konstatoi fakti që gjyqtarja, në shkelje të rregullave të punës së saj, ka duke komunikuar paraprakisht me palët, në proces për vendimarrjen.

Në kuadër të operacionit të SPAK, për lidhje me grupet kriminale në Elbasan është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut, Bradashesh, Martin Musaj. Pasi ka rënë në pranga, Musaj është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të burgut.

EMRAT E PERSONAVE NDAJ TE CILEVE ESHTE CAKTUAR URDHERARREST:

Talo Çela,
Altin Kamami,
Rexhino Doci,
Arben Lamcja,
Arsen Mema,
Eljo Bitri,
Leam Rragami,
Elvis Daka alias Dragoviç,
Dorjan Dyli,
Matilda Hoxholli,
Denada Todi,
Flobenc Mecja,
Armis Stafa,
Maksim Koci,
Erzen Çopja,
Franc Çopja,
Hajdar Bako alias Çopja,
Mikael Qosja,
Maetin Musaj,
Guri Biba,
Pajtime Fetahu,
Renato Masuku,
Leonardo Rragami.
Altin Ndoci
Agustin Cinari
Xhimi Hoxha
Klodian Sinameta

Akoma nuk ka njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin, ndërsa informacione më shumë priten në vijim.