MENU
klinika

Etapa e 20-të

E rrallë, një çiklist nga Uellsi triumfon në “Tour de France”

28.07.2018 - 18:13

Ashtu siç pritej, Geraint Thomas triumfon në “Tour de France”. Uellsiani i “Team Sky” mbrojti fanellën e verdhë me një vend të tretë, me 14 sekonda disavantazh në kronometrin individual.

Kjo ndodhi në etapën e 20-të dhe të parafundit, 31 kilometra nga Saint Pée në Nivelle a Espelette, e fituar nga holandezi Tom Dumoulin, që la ekzaktësisht një minutë mbrapa Chris Froome.

Nesër do të jetë “shëtitja” në bulevardin Champs Elysees. Në podiumin e rrethit çiklistik të Francës ngjiten edhe Dumoulin (1’51” diferencë) dhe Froome (2’24” diferencë). Asnjëherë nuk ka ndodhur që në etapën e fundit të ketë përmbysje.

“Ky është emocioni më i madh i jetës time. Nuk e kam provuar kurrë diçka të tillë,” – deklaroi Thomas kur u konfirmua me fanellën e verdhë.